lojtari

Lojtari i Fortnite që u pagua 30 milionë dollarë nga Microsoft për të luajtur në Mixer

Platforma Twitch e Amazon është padyshim më e madhja e transmetimet të videove sot. Ndërsa YouTube dominon sektorin “video-on-demand”, Twitch dominon atë “live-stream.”

Megjithatë Twitch po përballet me një eksod talentesh ndërsa shumë prej tyre po largohen drejt Microsoft dhe Google. E gjitha filloi me Tyler “Ninja” Blevins në Gushtin e kaluar.

Në një deklaratë e cila ngjante më tepër me një konferencë për shtyp, Blevins lajmëroi largimin e tij nga Amazon Twitch drejt Microsoft Mixer.

E gjitha u përshkrua nga mediat si një gejmer shumë i famshëm po largohej nga Amazon drejt Microsoft. Po flasim për një person i cili bën mijëra dollarë në muaj duke luajtur Fortnite përballë mijëra shikuesve si dhe një individ i cili u pagua 1 milionë dollarë sepse luajti një ditë në Apex Legends.

Sipas një raporti të CNN Business burime të afërta me Blevins thonë se ai është paguar mes 20 milionë deri në 30 milionë dollarë nga Microsoft si pjesë e marrëveshje për të kaluar dhe luajtur ekskluzivisht në platformën Mixer.

Nga ana tjetër Microsoft kapur një influencer i cili do të rrisë blerën e Mixer në sytë e komunitetit të lojtarëve dhe të sjellë më shumë gejmer në platformën e Microsoft.