Lojtarët më të ndëshkuar të dekadës

Kemi hyrë në dekadën e tretë të këtij shekulli dhe tashmë në botën e futbollit është koha e përmbledhjeve.

Periudha 2010-2019 në fokus. Kush janë lojtarët që kanë marrë më shumë kartonë të kuq në këtë dekadë? Vendin e parë e mban një mesfushor qendre.

Charles Kabore kishte si detyrë të ndalte që në mesfushë aksionet e kundërshtarëve dhe këtë e ka bërë me Marseille në Francë dhe në klubet ruse ku ka luajtur më pas. Në 350 ndeshje ai është ndëshkuar 15 herë me kartonë të kuq.

Vendin e dytë e mban ylli i Real Madridit, Sergio Ramos. 15 kartonë të kuq, por ka më shumë ndeshje se të gjithë: 435. Në listën e dhjetë më të ndëshkuarve është edhe Mario Balotelli, i renditur i katërti me 10 kartonë të kuq.

Nuk mund të mungojë Gary Medel, si dhe ish mbrojtësi i Milanit, Paletta. Së bashku me Coentrao, i cili ka luajtur me Real Madridin, kanë marrë nga 9 kartonë të kuq. Listën e mbyll Granit Xhaka, me 8 të kuq në dekadën e fundit.