Lojtarët e Partizanit me gjestin e madh: “Lutemi për Tetovën”

Skuadra e Partizanit ka bërë një gjest fantastik sot në ndeshjen ndaj Teutës për rastin e Tetovës.

Gjatë hyrjes në fushë, lojtarët e Partizanit kishin veshur fanela ku shkruante “Lutemi për Tetovën”.

Gjesti i lojtarëve të Partizanit vjen pasi në një spital ku po trajtoheshin të sëmurët nga koronavirusi shpërtheu zjarri duke lënë viktima në njerëz.