Lëndimet e lojtarëve në të shumtën e rasteve zbehin hovin e tyre, madje edhe zbresin klauzolat multi-milionëshe të sportistëve.
Të zbresësh në fushën e gjelbër jo gjithë herë është kënaqësi, pasi është lodhje fizike dhe psikike, por kjo hipotezë bie poshtë kur në pyetje është Inaki Williams.
Williams zotëron një fizikë shembull dhe për fat të mirë të tij dhe klubit baskë, Atletico Bilbao, ai nuk ka pasur as edhe më të voglin tundim të muskujve.
161 ndeshje zyrtare që nga viti 2016 janë paraqitjet e tij për furinë “Bardh e Kuq” , pa munguar as edhe një takim të vetëm. /Ballkani.info/







