Parlamenti i Shqipërisë

Lojërat e fatit dhe teatri sot në seancë, opozita bojkoton

Parlamenti i Shqipërisë sot do të mbajë seancën e radhës në të cilën pritet të votohet projektligji i kryeministrit Rama për ‘Lojërat e fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit.

Ndërsa një ligj tjetër i rëndësishëm është ai që lidhet me prishjen e godinës së teatrit Kombëtar.

Dekreti i presidentit, Ilir Meta, për kthimin për rishqyrtim të pr/ligjit për Teatrin do të diskutohet sot në orën 09:00, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa më pas do të votohet në seancë.

Pritet që këto dy ligje të rëndësishme të kalojnë vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita sërish nuk do të marrë pjesë në Parlament.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së gjatë ditës së hënë kryeministri Rama u vuri ultimatum të tijëve për tu bërë pjesë e seancës së sotme me qëllim miratimin me vota.