Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se partia e saj e ka mbështetur rezolutën për pezullimin e lojërave të fatit.

“Qëndrimi jonë sot ka qenë unik, nuk janë vetëm dy rastet e fundit të vrasjeve, janë shumë raste të tjera që kanë ndodhur edhe më herët. Ka pasur tentimvrasje dhe rrahje brutale”, ka thënë Balaj-Halimaj në Info Magazine.

“Problemi është se këta pronarë, ose përfaqësues të këtyre kompanive nuk e kanë respektuar Ligjin për Lojërat e Fatit”.

“Lojëra të tilla ka në afërsi të shkollave dhe një gjë e tillë nuk do të duhej të lejohej. Janë bërë tepër, janë bërën shumë”.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot ka votuar një rezolutë e cila për një muaj pezullon aktivitetin e lojërave të fatit.

Ky vendim ka ardhur pas dy vrasjeve që kanë ndodh ditëve të fundit në dy kazino, një në Suharekë dhe tjera në Lipjan.