Loja politike – Bahtiri e ‘godet’ Haradinajn, rikthen në AKR asambleisten që para një jave kaloi në AAK

Para një jave asambleistja e AKR-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Fidane Hasani, kishte kaluar në AAK-në e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ku edhe kishte bërë një foto me të në zyrën e kryeministrisë.

Mirëpo, sot ajo është rikthyer në AKR-në e udhëhequr nga Agim Bahtiri në Mitrovicë, me të cilin ka pasur sot një takim, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Fidane Hasanit:

Me kryetarin z. Agim Bahtiri sot patëm një bisedë miqësore dhe i sqarova dilemat të cilat i kam pasur në lidhje me disa procese, për të cilat ai më tregoi se si po punon maksimalisht. Më pas bashkërisht u pajtuam që unë të rikthehem në partinë time dhe të vazhdoj të jem asambleiste e AKR-së deri në fund të mandatit, për të cilin e kam marrë besimin nga qytetarët e Mitrovicës.

Me respekt,
Fidane F. Hasani