“Loja” me milionat e shtetit, Kurtit i rriten shpenzimet dhe i bien të hyrat

Gjithsej të hyrat e Qeverisë në tremujorin e tretë të këtij viti ishin 697,5 milionë euro. Ndërsa, të hyrat në kohën e njëjtë të vitit 2021 ishin 673,9 milionë euro. Kurse,  shpenzimet e Qeverisë në tremujorin e tretë të 2022 ishin 615,9 milionë euro. Ndërsa, shpenzimet për kohën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 526,9 milionë euro.

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti nuk po mund t’i menaxhojë siç duhet milionat e shtetit.

Nën drejtimin e Kurtit janë rritur shpenzimet për miliona euro në Qeveri, por për miliona euro kanë rënë edhe të hyrat, shkruan Demokracia.com.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se shpenzimet e Qeverisë në tremujorin e tretë të 2022 ishin 615,9 milionë euro. Kurse, shpenzimet për kohën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 526,9 milionë euro.

Nga kjo del se Qeveria Kurti ka rritur shpenzimet për mbi 1 milion euro.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2022 ishin 615,9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2021 ishin 526,9 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, kompensimi i punëtorëve me 23%, subvencionet 23%, konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, ka treguar ASK, përcjell Demokracia.com.

Por, Qeveria Kurti ka dështuar edhe në rritjen e të hyrave.

Sipas të dhënave të fundit, të hyrat në tremujorin e tretë të këtij viti kanë rënë për disa qindra mijëra euro.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2022 ishin 697,5 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3 2021 ishin 673,9 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 78% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 14%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, transfertat e tjera aktuale 3%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e ASK-së.

Performancë të keqe me paranë publike, Qeveria e Kosovës kishte treguar edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Deri në muajin qershor, shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në të njëjtën kohë të vitit të kaluar ishin 505,9 milionë euro.

Nga këto të dhëna vërehet se shpenzimet këtë vit janë rritur për disa miliona euro.

Mirëpo, derisa shpenzimet janë rritur, të hyrat kishin shënuar rënie.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë në tremujorin e dytë të 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin 660,0 milionë euro.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milionë euro. Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660,0 milionë euro”./Demokracia.com/