“Loja e Yjeve” ja në cilat ekipe janë Ledri, Mc Kresha, Blero, Dukagjin Lipa…

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”.

Në këtë ndeshje, do të ndeshen ekipi i Granit Xhakës me atë të Milot Rashicës.

Në të dyja ekipet ka lojtarë të cilët janë emra të njohur për publikun, ndër ta reperë e këngëtarë.

Te ekipi i Xhakës do jetë Mc.Kresha, Dukagjin Lipa, Dardan Berisha, Enis Fetahu e Mërgim Mavaraj, kurse, te ekipi i Rashicës janë Ledri Vula, Blero e Haxhi Krasniqi.

Se kush do të fitojë, e shohim sonte prej orës 20:00.