Logitech ringjall mausin legjendar

Adhuruesve të video lojërave mausi Logitech MX518 do tu sjellë kujtime të bukura për një arsye të thjeshtë: mausi i 2005-ës kishte një formë të rehatshme, performancë të mprehtë dhe butonë të përshtatshëm.

Edhe një zëvendësim i tij në 2011 rezultoi një formulë e suksesshme. Por nëse u ka munguar dizajni origjinal, ju japim lajmin e mirë se mausi do të rikthehet.

Logitech ka ringjallur mausin G MX518 për epokën moderne e adhuruesve të lojërave.

I vetmi ndryshim në pjesën e jashtme janë materialet e reja. Në brendësi është histori tjetër. Logitech ka integruar një sensor 16,000DPI Hero si dhe një procesor 32-bit ARM i cili ka vonesa transmetimi vetëm 1ms.

Falë memories në bord mund të regjistroni tetë konfigurime të ndryshme butonësh kështu që mund të ndryshoni kompjuter pa humbur stilin e kontrolleve.

G MX518 është në shitje nga dita e sotme për 60 dollarë. I vetmi shqetësim për mausit është se mungesa e teknologjisë wireless. Megjithatë një fakt i tillë është i arsyeshëm sepse bateri mund të ketë efekt negativ në ndjesinë e tij e mausët wireless nuk shquhen për performancë të mirë gjatë video lojërave.