Lobisti dhe miku më i madh i shqiptarëve në Amerikë, viziton Beogradin dhe takohet me Vuçiqin

Lobisti më aktiv dhe më i fuqishëm i lobit shqiptarë në Uashington, kongresisti Eliot Engel të mërkurën do të udhëtojë për vizitë në Beograd.

Kështu ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve, tanjug.

Sipas kësaj agjencie, Engel do të takohet edhe me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Vuçiq dhe Engel janë takuar sivjet, në shkurt, gjatë Konferencën së 55-të të Sigurisë që mbahet në Munih, kur serbi ishte takuar me delegacionin e Kongresit amerikan.

Në fokus të atij takimi ishte rasti i vrasjës së ushtarëve të UÇK-së me shtetësi amerikane, vëllezërve Bytyqi.

Kosova, por edhe Serbia, janë temat me të cilat Engel është marrë pandërprerë, për më shumë se një dekadë.

Engel vet ka thënë se puna e tij në promovimin e raporteve amerikano-kosovare ka qenë e arritura e tij më e madhe gjatë gjithë këtyre viteve në Kongres, që nga viti 1989, kur ai ishte bërë pjesë e Kongresit amerikan.

Po ashtu, Engel ishte angazhuar fuqishëm në bombardimin e Serbisë, formimin e Ushtrisë së Kosovës, anulimin e fletarresteve për kryeministrin Ramush Haradinaj, etj.

Eliot në vazhdimësi ishte treguar i ashpër me Serbinë, duke kërkuar që ajo të largohet nga Partneriteti për Paqe në kuadër të NATO-s dhe me vlerësimin se Serbia nuk është e gatshme për hyrje në BE.

Për të gjitha këto qëndrime dhe angazhime politike të Engelit, është interesant të shihet se cili do të jetë mesazhi që ai do të sjellë në Beograd. /Ballkani.info/

loading…