Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) tentuan të arrestonin sot Presidentin e entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, por u kundërshtuan nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS, konfirmohet për Klix.ba.
SIPA tha se gjatë këtij operacioni janë kërcënuar me përdorim të forcës, transmeton Ballkani.info.
Siç mësohet, ky akt i Ministrisë së Brendshme të RS duhet të dokumentohet si vepër penale e “Rebelimit të Armatosur”.
Gjegjësisht, duke i penguar anëtarët e SIPA-s të arrestonin Dodikun, anëtarët e Ministrisë së Brendshme të RS ndihmuan autorët e krimeve.
Gjithashtu, mësojmë se SIPA nuk ka dërguar në terren një njësi speciale, por inspektorë.
Për kujtesë, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës më parë lëshoi një urdhër-arrest qendror për Milorad Dodik, si dhe për Kryeministrin e Republikës Srpska Radovan Vishkoviq dhe Presidentin e Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandiq.
Dodik mbërriti më herët sot në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS në Sarajevën Lindore, ku është planifikuar të mbajë një takim sonte me kryetarin e bashkisë dhe krerët e komunave që përbëjnë qytetin e Sarajevës Lindore. /Ballkani.info/










