Lleshaj flet për përplasjen mes policisë e studentëve… protestuesit i quan zaptues!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë në lidhje me përplasjen mes policisë e studentëve protestues të cilët janë ngujuar që nga dita e djeshme në fakultetin e Juridikut dhe Ekonomikut.

Por ajo që është vënë menjëherë në dukje nga fjala e Lleshajt është fakti se për Ministrin të rinjtë që po protestojnë në formën e “ngujimit” në fakultete si një grup personash që kanë zaptuar një pjesë të fakulteteve në Tiranë. Madje kur ai është pyetur për ndërhyrjen e policisë në universitete, Lleshaj ka kërkuar një marrëveshje fjale duke thënë se fjala student është një term shumë i gjërë, një konstatim që më pas vijoi me këtë fjalë të Ministrit:

‘E ke fjalën për ata persona që kanë hyrë në fakultetet dhe kanë zaptuar një pjesë të saj…’

Më tutje Lleshaj është shprehur se policia ka ndërhyrë me kërkesë të zyrtarëve të fakultetit dhe se një vend ku mësohet dija është i të gjithëve dhe s’mund të mbetet “peng” i një grupi personash.

Lleshaj: Lemi të bëjmë me një grupt të vogël personash që kanë vendosur ta vijojnë në një formë tjetër. Kjo për mendimin tim është përtej protestave të dhjetorit të studentëve.

Organeve të sigurisë nuk u lejohet futja nëpër universitete pa kërkesë. Ne kemi patur një kërkesë mbrëmë për ndihmë, në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që janë zënë me disa barrikada të caktuara, nga një grup personash.

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve, pra edhe i atyre që paguajnë për universitetet, pra ato duhen lënë të lira.