Llapjani e rreh vëllanë për tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njejti e kishte sulmuar vëllanë e tij.

Tutje, bëhet e ditur se konflikti dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshje lidhur me prononën.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ka sulmuar vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…