Formacionet

Llapi synon t’ia shkaktoj humbjen e parë Ballkanit, suharekasit për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit, edhe pse Llapi ka mbetur 10 pikë mbrapa Ballkanit lider që ka edhe dy ndeshje më pa të zhvilluara.

Llapjanët kërkojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes befasuese 0-1 nga Malisheva në ‘Zahir Pajaziti’.

Ndërkohë kampioni në fuqi synon të vazhdoj me rezultate pozitive ku nuk din për humbje këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Jashari, Beteshi, Blakcori, Krasniqi, Ramadani, Namani, Veliu, Hyseni, Musolli.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Limaj, Hamidi, Gripshi, Berisha.