Llapi “shkel” Flamurtarin në shtëpi, Ballkani i sigurt ndaj Vushtrrisë e Drenica fiton minimalisht në Ferizaj

Llapi ka marrë tri pikë në përballje me Flamurtarin, duke e “shkelur” 1 me 5 në Prishtinë.

Ekipi i Tahir Batatinës fitoi me dy gola të Blendi Memajt dhe nga një të Mërgim Pefqelit e Mentor Zhdrellës. Angel Granchov realizoi gabimisht në portën e tij për golin e pestë të Llapit. Granchov megjithatë realizoi edhe golin e vetëm të Flamurtarit.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë në Superligë, Ballkani arriti fitore bindëse ndaj Vushtrrisë 5 me 2.

Visar Berisha e Arbër Hoxha realizuan nga dy gola, teksa një tjetër e shënoi Ermal Krasniqi. Te Vushtrria shënuan Drilon Fazliu dhe Matheus.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë, Drenica arriti fitore minimale në Ferizaj, me golin e Thaqit.

Në tabelë, Llapi e Ballkani kanë nga 11 pikë e Drenica tetë. Flamurtari ka shtatë pikë, Ferizaj gjashtë e Vushtrria pesë.

loading…