Llapi me dy super-përforcime, vë kandidaturën për titull

Llapi edhe zyrtarisht i ka transferuar dy futbollistë, Elvis Prençin dhe Flamur Bajramin.

Qendërmbrojtësi nga Peshkopia, Elvis Prençi, të shtunën arriti marrëveshje me skuadrën e Llapit dhe në këtë edicion do veshë fanellën bardhekaltër.

25-vjeçari ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin e Peshkopisë dhe së fundmi për Lushnjën. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.