Llapi i përgjigjet Prishtinës, barazon rezultatin në 1-1

Një ndeshje e zjarrtë po zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Prishtina kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me golin e Gavazajt, por Llapi është përgjigjur duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 15’ të ndeshjes. Realizues ishte Januzi.