Llapi ende pa fitore, luan baras me Drenicën

Llapi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim të shtunën në Merdar, duke luajtur 1:1 me Drenicën. Për llapjanët, ky ishte barazimi i tretë karshi tri humbjeve të pësuara pas gjashtë ndeshjeve të luajtura.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që në minutën e shtatë rrezikuan me Baton Zabërgjën, që nuk arriti të realizonte.

Te Drenica rrezikoi edhe Dos Santos, por pa sukës. Në minutën e 12-të “kuqezinjtë” realizuan me Kreshnikë Ukën për 1:0.

Por, gëzimi i udhëtuesve zgjati vetëm katër minuta pasi vendasit barazuan me Kastriot Selmanit për 1:1.

Dreni në fund të pjesës së parë mysafirët rrezikuan edhe një herë me Ukën, por pa suksese.

Pjesa e dytë ishte më e ngadalshme dhe me pak raste shënimi. Ishin vendasit të cilët kishin iniciativën, por nuk arrinin të gjenin golin e epërsisë.

Në kohën shtesë të ndeshjes Valmir Veliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Pas këtij barazimi Llapi është në pozitën e fundit me tri pikë, derisa Drenica ka 11 sosh.