Llapi – Drenica, publikohen formacionet zyrtare

Llapi përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Është përballja e dytë e këtyre dy skuadrave këtë edicion, ku në të parën llapjanët kishin dalë triumfues.

Vendasit janë në pozitën e shtatë me nëntë pikë, derisa Drenica është dy pozita më lartë me dy pikë më shumë.

Llapi synon të vazhdoj me rezultate të mira pasi në dy xhirot e fundit ka marrë katër pikë, në anën tjetër mysafirët kanë udhëtuar drejt Podujevë për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Neto, Fernandinho, Shabani, Krasniqi, Rivera, Alidema, Progni, Maliqi.

Drenica: Shala, Bejta, Lushtaku, Hoti, Veliqi, Gavazaj, Avdyli, Thaqi, Dervishaj, Koxy, Zeka.