Llapi – Ballkani, mbyllet baras pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale në Superkupën e Kosovës, mes Llapit dhe Ballkanit.
Skuadrat në pushim kanë shkuar me rezultatin e barabartë, 0:0.
Llapi nga minuta e 30-të po luan me një futbollist më pak, pasi Bekim Maliqi u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi.