Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se zjarri në Golesh (Sankoc) aktualisht, po vazhdon me një intensitet më të ulët.
Derisa, sipas Lladrovcit, në Gjergjicë, zjarri vazhdon të përbëj rrezik dhe se ka kaluar pjesën e Balincëns së Malishevës dhe se zjarrikfësit atje, janë duke u përballur me flakët.
Sipas Lladrovcit, gjatë ditës së djeshme ishin në intervenim gjashtë zjarrfikës nga Drenasi, gjashtë zjarrfikës nga Prishtina, katër nga Lipjani dhe 27 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes rrjeteve sociale, kryetari i Drenasit, ka shkruar se në këto ditë të temperaturave të larta dhe zjarreve në këtë komunë, zjarrfikësit janë heronj që gjenden në mbrojtje të pronës publike dhe private të kërcënuar nga zjarri.
“Uroj që përpjekja e zjarrfikësve të ketë sukses, sigurisht, po të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve, heronjtë e këtyre ditëve”- ka shkruar Lladrovci, sot më 05.07.2025.







