Lladrovci uron Thaçin për ditëlindje: Vendin tënd nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Hashim Thaçin për ditëlindje, duke e quajtur “shoku im”. Na mungon e vendin tënd në Republikën e Kosovës, nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Gëzuar ditëlindja shoku im, Hashim Thaçi!

Nuk është e lehtë ta bëj këtë urim, sepse, dhimbja e shkaktuar nga padrejtësia është e madhe.

Na mungon e vendin tënd në Republikën e Kosovës, nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë. Kjo mungesë e jotja na bën me besim të fuqishëm në pafajësinë tënde dhe shokëve, besim në drejtësi. Urime, gëzuar!