Lladrovci paralajmëron aderimin e Bahtirit në PDK. Darkon me Thaçin, Hoxhajn, Kuçin…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kohëve të fundit është më aktiv se zakonisht në rrjete sociale, duke publikuar aktivitete të përditshme.

Ai sonte në një postim në Facebook ka publikuar dy fotografi ku shihet me presidentin Hashim Thaçi, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuçin, Sami Lushtakun, Agim Bahtirin, e shumë politikanë të tjerë.

“Sonte, edhe Agimi…!”, është mbishkrimi i fotografive që ua ka vënë Lladrovci.

Kujtojmë se brenda dy ditësh, Lladrovci ka publikuar fotografi të asamblistëve të opozitës që kanë kaluar në PDK, e mbishkrimi që sonte i ka vënë ai fotove, të vë në mëdyshje mos edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri po synon t’i bashkohet kësaj partie.