Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar në Abu Dabi Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shtetin e Kuvajtit, Mbretërinë e Bahrejnit, Abdylkadër Memedin.
Lladrovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me Ambasador Memedin, gjatë darkës, kanë diskutuar edhe për potencialin me ndikim në botë që disponon kjo zonë e mirënjohur ekonomike, në veçanti Emiratet e Bashkuara Arabe, ndikimin në ekonominë globale, investimet në vendet e zhvilluara dhe në vendet mike si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Në Abu Dabi, kënaqësi ta takojë, Sh.T.Z. Abdylkadër Memedin, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shtetin e Kuvajtit, Mbretërinë e Bahrejnit dhe i Ngarkuar i posaçëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Me Ambasador Memedin, gjatë darkës, diskutuam edhe për potencialin me ndikim në botë që disponon kjo zonë e mirënjohur ekonomike, në veçanti Emiratet e Bashkuara Arabe, ndikimin në ekonominë globale, investimet në vendet e zhvilluara dhe në vendet mike si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Po ashtu, jam i nderuar që isha pjesë e shënimit të 51 vjetorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të shtetit mik i cili u themelua më 2 dhjetor 1971, shtet i cili e njohu pavarësinë tonë, duke na dhënë edhe përkrahje në skenën ndërkombëtare dhe ndihmat tjera për shtetin dhe qytetarët tanë.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti i vetëm jo-anëtar i NATO-s që ka marrë pjesë në bombardimin e caqeve ushtarake serbe gjatë luftës tonë çlirimtare, bashkë me shtetet tjera të NATO-s. Festa e Pavarësisë këtu, është e veçantë edhe për mua, në shtetin që u gjend pranë nesh në ditët tona më të vështira.
Faleminderit Ambasador Memedi!






