Lladrovci: Me tronditi lajmi për vdekjen e Bacës Fazli, jeta e tij ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është tronditur kur ka marr lajmin për vdekjen e babait të Kadri Veselit.

Ai ka thënë se jeta e Bacës Fazli ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime, por, gjithmonë ishte dhe doli faqebardhë.

Statusi i Lladrovcit:

Më tronditi pa masë lajmi se Baca Fazli, kaloi në amshim. Jeta e tij ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime, por, gjithmonë ishte dhe doli faqebardhë.

Bacën Fazli do ta kujtoj gjithmonë qëndrestar të madh përballë rrethanave, atdhetar të devotshëm e urtësi shembullore.

Ngushëllime të sinqerta për familjen Veseli, miqtë, dashamirët dhe shokët e familjes.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Bacën Fazli!