Zëvendësministri i “vajit në tepsi” krenohet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i njohur për deklaratën e “vajit në tepsi”, është shprehur tejet i lumtur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Gjithnjë sipas qeverisë, Venecia ka dhënë dritën e gjelbër për Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë.

Postimi i plotë:

Vettingu nënkupton sistem të drejtësisë të paanshëm e profesional; kurse

 Byroja do t’ia kthejë shtetit e shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite.

Të dy këto procese i patëm premtuar.

Të dyjat do t’i realizojmë dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë.

Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria, dëshmia e garancia e implementimit të tyre!