Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbështetur fuqishëm kandidaten për deputete nga PDK, Fatime Shala të cilën e ka cilësuar një zë të fuqishme dhe meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Kandidatja e PDK-së për deputete në legjislaturën e re kuvendore, Fatime Shala, ka numrin 93, është gjeneratë e re e cila po merr përgjegjësi. Ajo sot është asamblistja më e re në Kuvendin e Pejës, pritet të bëhet deputete, për Kosovën ma mirë.
Fatimja është po ashtu aktiviste dhe kryetare e rinisë së PDK-së në Pejë, e gatshme të përcjell mesazhin se Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër. Fatimja me shoqet dhe shokët e saj, çdo ditë mësojnë, studiojnë e punojnë, për Kosovën ma mirë.
Suksese Fatime!
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!”, ka shkruar Lladrovci.






