Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij me dhjetëra aktivistë të tjerë.
Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës, Ramiz Lladrovci ka postuar një shkrim të shkurtër ku i shpreh mirëseardhje, e cila nënkuptohet si ardhje në PDK. “Mirë se vjen Baxhë…Bashkë e fuqizojmë Drenasin!”, ka shkruar Lladrovci.







