Në ora 11 të mëngjesit të sotëm, kanë filluar homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.

Homazhet po bëhen me rastin e shtatë vjetorit të ndarjes nga jeta të general Shaban Shalës, raporton Ballkani.info.

Tek varri i gjeneralit, kanë bërë homazhe edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në homazhe, kanë qenë të pranishëm edhe Rifat Jashari, Elmi Reçica dhe Ferat Shala.

Gjeneral Shaban Shala ka ndërruar jetë 7 vite më parë, pas një infrakti në zemër. Shala ishte njëri nga komandantët më të dalluar të UÇK-së. /Ballkani.info