Liverpool është duke u përgatitur të bëjë një transferim gjigant në afatin e verës.

“The Reds” po tentojnë të transferojnë sulmuesi e Napolit, Lorenzo Insigne.

Skuadra angleze ofroi në janar 70 milionë euro për sulmuesin italian, mirëpo napolitanët e refuzuan ofertën.

Napoli kërkon 150 milionë euro nga shitja e sulmuesit, mirëpo Liverpool po tenton të zbresë shumën e kërkuar nga klubi italian.

Klubi nga “Anfield” janë të gatshëm që të ofrojnë edhe një lojtar në marrëveshje, ndërsa mbetet të shihet përgjigja e skuadrës italiane në fund të këtij sezoni.