Liverpooli mposht Chelsean që 45 minuta luajti me një futbollist më pak

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultatin 2:0 sot në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë.

Të dy golat kampioni në fuqi i Anglisë i shënoi në pjesën e dytë, me anë të Sadio Manes. Mane realizoi në minutat 50-të dhe 54-të.

Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pasi në fund të pjesës së parë u përjashtua me të kuq Andreas Christensen. Po ashtu Jorginho në minutën e 75-të humbi penallti.

Liverpooli ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Chelsea tri pikë.