Liverpooli me ofertë për Dembelen

Kampioni i Evropës, Liverpooli, i ka bërë ofertë Barcelonës për sulmuesin e krahut, Ousmane Dembele. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja “Diario AS”.

Liverpooli është i gatshëm t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro dëmshpërblim për francezin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij në edicionin e fundit.

Dembele, 22-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, që e sheh si përforcim të madh për repartin e sulmit.

Dembele te Barcelona është transferuar në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 125 milionë euro. Ka kontratë deri në vitin 2022, kurse edicionin e fundit shënoi 14 gola dhe asistoi nëntë në 42 ndeshje. Dembele ka 21 ndeshje dhe dy gola të shënuar me Francën.