Liverpooli ka shprehur interes për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar të Real Betisit, Junior Firpo.

22-vjecari shikohet nga drejtuesit e “The Reds” si zëvendësuesi ideal i Alberto Moreno i larguar me mbylljen e këtij sezoni.

Gjithashtu lojtari i lindur në Republikën Domenikane, por me pasaportë spanjolle, mund të jetë një konkurrent i fortë edhe për Andrew Robertson në krahun e majtë të mbrojtjes, me Jurgen Klopp që do të kishte një alternativë të mirë në rast mungese apo gjendje jo të mirë të skocezit.

Junior Firpo ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por spanjollët mund ta linin të lirë edhe për 40 milionë euro me kusht që të përfitonin 25% të shumës në rast të një shitjeje të mundshme të tij në të ardhmen.