Liverpooli i ofron kontratë të re Milnerit

Klopp shpreson ta ketë edhe për të paktën një apo dy vite Milnerin në “Anfield”.

Trajneri i liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se klubi është në bisedime me James Milner për kontratën e re.

Milnerit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, çka do të thotë se ai është i lirë të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub të ri që në janar.

Por, Klopp është optimist se Milner do të vazhdojë të qëndrojë në “Anfield”.

33-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015.

Ai ka bërë 185 paraqitje me Redsat, ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar edhe shumë asiste.

Milner ka fituar UEFA Champions Leaguen me Liverpoolin.

loading…