Liverpooli fiton ndaj Sheffieldit

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndeshjen e sotme si vendas kundër Sheffield Unitedit me rezultat 2-1.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, përmes Sander Berges nga pika e bardhë në minutën e e 13-të. Mirëpo, pak para fundit të pjesës së parë, “të kuqtë ” u këndellën dhe barazuan rezultatin përmes Roberto Firminos, ku nga një top i kthyer, braziliani gjeti portën e kundërshtarit.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli mori iniciativën për të gjetur golin e epërsisë. Ishte Salah që së pari e dërgoi topin në rrjetë mirëpo gjyqtari ia mohoi, duke referuar pozitë jashtë loje.

Një minutë më vonë, në atë të 64-të, Diogo Jota me një goditje me kokë, e dërgon topin në rrjetë për rezultatin final 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli është në pozitën e dytë në tabelë, me gjithsej 13 pikë, ndërsa Sheffield United në pozitën e parafundit me vetëm një pikë.