Liverpool në finale të Champions Leagues, atje e pret Real Madridin ose Manchester Cityn

Liga e Kampionëve tashmë e ka emrin e finalistit të parë. Është skuadra e Liverpoolit që  do të luajë në finalen e Champions Leagues.

Liverpooli e ka eliminuar në gjysmëfinale Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Skuadra e Jurgen Klopp zhgënjeu në pjesën e parë duke e mbyllur në disavantazh me rezultat 2:0, por në pjesën e dytë janë rikthyer fuqishëm duke shënuar tre gola me Fabinhon, Diaz e Mane për rezultatin 2:3. Të kujtojmë nesër në Sandiago Bernabeu luhet gjysmëfinalja e dytë ku ndeshen Real Madrid – Manchester City. Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 4:3 për skuadrën e Pep Guardiolas.