Premierliga

Liverpool mposht Newcastle dhe vijon marshimin

Plot 6 gola prodhoi dueli i parë i vitit 2024 në Premier Ligë mes Liverpoolit dhe Newcastle që përfundoi me shifrat 4-2.

Të besuarit e Jyrgen Klop falë këtij triumfi kanë vijuar marshimin në krye të renditjes duke hedhur “K.O”, bardhezinjtë e trajnerit Houe që tashmë janë zhytur në krizë.

Një përballje kjo tepër emocionuese ku u bë protagonist edhe VAR-i me dy gola të anuluara si dhe në minutën e 22-të, Salah shpërdoroi një 11-metërsh. 

Egjiptiani gjithsesi e korigjoi shënjestrën në vijim duke realizuar dopietë golash në minutat 49 dhe 86-të, ndërkohë që Xhons dhe Gakpo ishin autorët e dy golave të tjerë për Liverpulin. 

Për Newcastle shënuan Isak dhe Botman në minutat 54 dhe 81. Në sfidat e radhës, Liverpuli do të luajë më 21 janar në transfertë ndaj Burnemuth, ndërkohë që Njukasëll pret Mançester Sitin më 13 janar.