Liverpool i vihet pas belgut të talentuar

Liverpooli është duke e monitoruar përparimin e futbollistit të talentuar të Anderlechtit, Jeremy Doku, njofton “Het Nieuwsblad” të martën.

Doku 17-vjeçar, është pjesë e përfaqësueses U-21 të Belgjikës.
Sulmuesi me prejardhje ganeze në 27 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

Kontrata e tij me Anderlechtin skadon në verën e vitit 2022.