Liverpool fiton bindshëm ndaj Southamptonit

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në shtëpi të shtunën duke e mposhtur Southamptonin me rezultatin 4:0.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp vazhdon të mbajë hapin për kreun e tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit. Në minutën e dytë Diego Jota kaloi në epërsi nikoqirët pas një aksioni të bukur për 1:0.

Sulmuesi portugez, Jota golin e dytë e shënoi në minutën e 32-të për 2:0.

Deri në fund të pjesë së parë Liverpool shënoi edhe një herë. Kësaj radhe mesfushori Thiago realizoi për 3:0.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën. Në minutën e 52-të Virgil Van Dijk shënoi për 4:0.

Në këtë takim nga minuta e parë u paraqit sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Me këtë fitore, Liverpool ka 28 pikë derisa Southamptoni 14 sosh.