Numërimi në Georgia drejt përfundimit, parashikohet orari i daljes së rezultatit.

Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, numërimi i votave në Fulton të Georgisë pritet të mbyllet nga momenti në moment.

Rezultatet po ngushtohen mes Trump dhe Biden, teksa po i jepet dora e fundit votave të dërguara me postë. Autoritetet raportojnë se kanë mbetur edhe 10-11 mijë vota të fundit për t’u numëruar, teksa janë skanuar 137.134 fletë votimi.

Georgia është një ndër vendet që i duhet presidentit Trump për të siguruar disi avantazhin ndaj Biden.