Me himnin e Serbisë ka filluar protesta madheshtore në Beograd me moton “1 nga 5 milionë” kundër pushtetit serb dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Në këtë protestë e cila llogaritet më e madhja që është mbajtur në dekadat e fundit në Serbi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë.
“Mirë se erdhe Serbi e lirë, mirë se erdhët popull guximtar. Qe shtatë vjet jemi peng të një njeriut i cili kurrë asgjë nuk ka bërë në mënyrë të drejt. Ju falemnderit të gjithëve që keni ardhur sot, që të tregoni se sa shumë jemi”, është thënë në fillim të protestës, transmeton Ballkani.info.
Sipas organizatorëve të protestës, shumë demonstrues janë bllokuar nga policia që të arrijnë në Beograd.

“Përshendetje njerëz të rrugëve”, e ka nisur fjalimin e tij Sergej Trifunoviq, lideri i PSG-së.
Ai ka shtuar se pushteti sigurisht nuk e di se çka është shteti dhe secilën herë e tradhton popullin.
“Qe 20 vjet ne jemi rrugëve”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, policia ka thënë se në protestë janë mbledhur rreth 7300-7500 qytetarë, gjë që demantohet nga fotografitë dhe videot e publikuara.
Në protestë po marrin pjesë të gjithë liderët opozitar serb, Gjilas, Jeremiq…
Protesta është duke vazhduar… /Ballkani.info/









