Po vazhdon ende protesta në Prishtinë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta e nxitur nga vrasja mizore e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit të mërkurën e 29 nëntorit, nisi sot në me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.

Protestuesit përmendën emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

“Poshtë patriarkati” dhe “nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga thirrjet tjera në protestë.

Protestuesit kanë shkuar edhe të ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, mirëpo janë bllokuar nga Policia e Kosovës, për të mos kaluar tutje.

Gazetarja e Ballkani.info që ndodhet në vendin e ngjarjes ka thënë se protestuesit po kërkojnë që rruga të lirohet, mirëpo deri më tash policia nuk ka lejuar një gjë të tillë.

Në ndërkohë, protesuesit janë lejuar të protestojnë para hyrjes së Qeverisë.

Për më shumë ndiqeni videon LIVE te Ballkani.info nga vendi i ngjarjes.