LIVE | Mbyllet me gol në shtesë pjesa e parë në Prishtinë, Kosova në avantazh të dyfishtë ndaj Qipros

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Qipros.

“Dardanët” kanë shkuar në pushim me avantazh 2:0 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Golin e parë e shënoi Muslija në minutën e 22-të të takimit. Realizator i golit të dytë ishte Rrudhani që shënoi në minutën e parë shtesë.

Kosova pati edhe mundësi të tjera shënimi për ta ngritur avantazhin me Muriqin e Rashanin, megjithatë caku nuk u arrit më shumë se një herë në këtë fraksion të parë.

Qipriotët u treguan të rrezikshëm në sekondat e para të lojës kur goditjen e Loizou e priti Ujkani.

Kjo sfidë është në kuadër të Grupit 3 në Ligën C në Ligën e Kombeve./Demokracia.com/