Dy shpërthime të mëdha ndriçuan qiellin në jugperëndim të Kievit herët në mëngjesin e së dielës me një shpërthim që dukej të ishte afërsisht 20 kilometra, ose rreth 12 milje, nga qendra e qytetit.

Shpërthimi i dytë tronditi Kievin perëndimor pak para orës 1 të mëngjesit me orën lokale. Shpërthimi i dytë erdhi gjithashtu nga pjesa jugperëndimore e qytetit, në drejtim të aeroportit të dytë të madh të qytetit.

Bien sirenat e sulmeve ajrore në Kiev, ushtria përgatitet për një tjetër betejë

Alarmi i luftës është dëgjuar kudo nëpër Kiev! Qytetarët janë strehuar nëpër metrotë e qytetit, ndërsa rrugët dhe hapësirat e saj kontrollohen nga ushtarët e forcat vullnetare, të cilat janë të gatshme t’i bëjnë ballë pushtuesit rus. Ukraina pretendon se ka korrur sukses një mbrëmje më parë, ku deklarojnë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.

Të shumtë sipas tyre janë edhe humbjet e jetëve në radhët e rusëve. Drejtuesit e Kievit, kanë vendosur një shtetrrethim që do të nisë nga sot deri të hënën. Ata janë të zotuar se do të përballen egërsisht me armikun dhe do të mbrojnë territorin e tyre.

Deri më tani, inteligjenca amerikane beson se ka një ngadalësim të ofensivës së ushtrisë ruse. Kjo sipas tyre, lidhet me faktin se Putin, shpreson te një dialog mes palëve, që mund të konkretizohet me plotësimin e kërkesave të tij.