LIVE| Dy gola për dy minuta nga Rrahmani, Ballkani në avantazh të dyfishtë pas shtatë minutave

Ballkani ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë për avantazhin 2:0 kundër La Fioritas.

Albion Rrahmani është realizator i dy golave për kampionët e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi Rrahmani ka realizuar në minutën e shtatë pas harkimit nga Armend Thaqi, kurse të dytin e realizoi dy minuta më vonë.

Kjo ndeshje është e kthimit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Rezultati i përgjithshëm me këtë gol është 6-0 për Ballkanin./Demokracia.com/