LIVE: AMERIKA PO FESTON

 Kandidati i nominuari demokrat për president Joe Biden, ka fituar zgjedhjet presidenciale. Mëngjesin e së premtes u konfirmua se ai tejkaloi 270 votat elektorale që i duhen për tu bërë president i 46’të i SHBA’së. Ndërkohë shteti që ia dhuroi 29 vota elektorale Bidenit, po çmendet duke festuar zgjedhjen e tij president.

Në rrugët e Nju Jorkut, Uashigtonit, Los Angelosit dhe shtete e qytete tjera amerikane, njerëzit kanë dalë për të festuar.

Festë e madhe po bëhet para Shtëpisë së Bardhë në Uashington, shkruan Ballkani.info.

Ndërkohë zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris bëri historinë duke u bërë gruaja e parë e zgjedhur në këtë post.

Gjithashtu para Shtëpisë së Bardhë po mblidhen njerëz për të festuar fitoren.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë./Express/