Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka listuar vendet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi, të cilët qytetarët nuk duhet t’i vizitojnë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

SHBA ka ndarë vendet në pesë grupe, në bazë të rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit.

Kosova, Shqipëria dhe disa vende të tjera hyjnë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, e të cilat qytetarëve të SHBA’së nuk u preferohet t’i vizitojnë gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta Metro.

Sipas CDC, Kosova hyn në nivelin e katër që do të thotë me rrezikshmëri shumë të lartë, pastaj është edhe niveli tre me rrezikshmëri të lartë, niveli dy me mesatare, niveli një me të ulët dhe niveli i panjohur, ku nuk dihen rrethanat e gjendjes me koronavirus.

Ndryshe 11.551 raste aktive me COVID-19 janë momentalisht në Kosovë. Pjesa më e madhe të vetizoluar nëpër shtëpi, raporton Gazeta Metro.

Gjatë së martës numri i infeksioneve aktive ra, kjo pasi u shëruan 555 të infektuar dhe dolën 329 raste të reja pozitive.

Sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, deri më tash numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 46.909, ndërsa i të shëruarve në 34.155.

Me pesë vdekjet e regjistruara të hënën, numri vdekjeve shkoi në 1.203.