Listat e deputetëve me kandidatë pa aktakuza, a do të vazhdojë ky avaz i partive politike në Kosovë?

Me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Herën e fundit kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë, partitë para dorëzimit të listave për kandidatët për deputetë hynë me premtimin se listat do të jenë me njerëz të pastër ligjërisht dhe pa aktakuza.

Në një masë, këtë premtim e mbajtën gati të gjitha partitë, duke vendosur në lista njerëz që nuk kishin aktakuza të ngritura.

Tash në ditët në vijim pritet që të gjitha partitë të bëjnë publike listat e kandidatëve për deputetë.

Rreth listave, partitë politike deri më tani nuk kanë qenë shumë të hapura me publikun. Kjo pasi ekziston mundësia e koalicioneve parazgjedhore.

LDK është në bisedime me AKR-në, kurse Nisma është e hapur për një koalicion me PDK-në.

Lëvizja Vetëvendosje mund të bëj koalicion me Iniciativën e Vjosa Osmanit.