Lista Vjosa synon dy ministri dhe një zëvendëskryeministër, kjo është njëra nga ministritë

Diskutimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa për emrat e kabinetit qeverisës nuk kanë marrë ende epilog.

Burimet e kohës brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se Lista Vjosa i synon së paku dy ministri dhe një zëvendëskryeministër në kabinetin Kurti.

Ballkani.info ditë më parë pati raportuar se njëra nga ministritë që synon Lista Vjosa është ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këtë pozitë, thonë këto burime, Lista Vjosa synon Faton Pecin, deputet i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes.